Konjufca dhe Cakaj: Nuk kursejmë asgjë për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar
Kosova dhe Shqipëria kanë dalë me një deklaratë të përbashkët në mbështetje të koalicionit të partive shqiptare në Luginë të Preshevës.
Lajme
Kjo është bërë e ditur nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, përmes një postimi në Facebook.
“Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Cakaj.
Siç ka thënë ai, ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë.
“Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund!”. /Lajmi.net/