Konjufca: BE-ja po do me zor me ia marr kompetencën Kosovës për draftin e Asociacionit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk është kompetencë e Bashkimit Evropian për të propozuar draftin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Kështu deklaroi kryeparalmetnari Glauk Konjufca, pas mbledhjes së Kryesisë. “Drafti i dorëzuar nga Bashkimi Evropian ka një parregullsi, nuk është kompetencë e Bashkimit Evropian, Nëse bashkimi Evropian nuk…

Lajme

06/06/2024 12:33

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk është kompetencë e Bashkimit Evropian për të propozuar draftin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Kështu deklaroi kryeparalmetnari Glauk Konjufca, pas mbledhjes së Kryesisë.

“Drafti i dorëzuar nga Bashkimi Evropian ka një parregullsi, nuk është kompetencë e Bashkimit Evropian, Nëse bashkimi Evropian nuk e modifikon këtë qëndrimin, atëherë i bie që do me ia marr me zor kompetencën shtetit të Kosovës, kjo është e pamundshme, në relacionin që kemi me BE-në”, tha ai.

Tutje ai theksoi se kompetencën nuk mundet me e marrë Bashkimi Evropian për me propozu një draft zyrtar i cili do të jetë draft zyrtar që do të kalojë në Gjykatë Kushtetuese dhe në instanca të tjera./Lajmi.net/