Konfliktet në lindje të Ukrainës, vriten 2 ushtarë dhe plagosen 20 të tjerë

Vetëm në dy ditët e fundit përsëri janë njoftuar se tensionet dhe konfliktet janë rritur përsëri në rajon. Në konfliktet e ditës së djeshme në rajon u vranë 4 ushtarë dhe u plagosën 8 të tjerë.

Bota

11/01/2015 00:00

Gjatë konflikteve të 24 orëve të fundit mes trupave të ushtrisë dhe separatistëve në lindje të Ukrainës kanë humbur jetën 2 ushtarë ukrainas, raporton Anadolu Agency.
 
Andrey Lisenko, Zëdhënësi i Qendrës Kundër Terrorizmit nga ku drejtohen operacionet kundër separatistëve në lindje njoftoi se një njësi ushtarake ka rënë pre e një kurthi nga separatistët në afërsi të Luhansk. Lisenko njoftoi se gjatë konfliktit humbën jetën 2 ushtarë të Ukrainës dhe u plagosën 20 të tjerë. Lisenko gjithashtu ka theksuar se separatistët janë në vazhdim të sulmeve të tyre dhe në 24 orët e fundit kanë shkelur 14 herë armëpushimin.
 
Pas vendimit për zbatimin e regjimit të “heshtjes” për sigurimin e një armëpushimi midis palëve më 9 dhjetor në lindje të Ukrainës, përleshjet midis trupave të ushtrisë dhe separatistëve pro-ruse dhe numri i viktimave kishte rënë dukshëm. Ndërsa vetëm në dy ditët e fundit përsëri janë njoftuar se tensionet dhe konfliktet janë rritur përsëri në rajon. Në konfliktet e ditës së djeshme në rajon u vranë 4 ushtarë dhe u plagosën 8 të tjerë.