Konflikt i ashpër Ismaili – Buzhala në Facebook

Një konflikt i ashpër, por jo i pari mes tyre, ka ndodhur sot mes bashkëpronarit të Gazetës Express dhe ish-deputetit nga radhët e PDK-së, Berat Buzhala dhe deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili.

Lajme

13/01/2016 18:21

Debate, akuza e kundër-akuza e fjalë të rënda, janë ato që i veçojnë debatet mes këtyre dy personazheve tash e sa kohë.

Kurse, sot debati ka filluar pasi që Ismaili ka reaguar për debatin “Katundar – qytetar”, i nisur pikërisht nga një person që e ka quajtur Buzhalën “katundar”, shkruan lajmi.net.

Pasi kjo u bë temë, erdhi postimi i Ismailit më poshtë:

Dallim mes qytetarit edhe katundarit nuk ka. Ka dallim veç mes të njeriut të mirë dhe krijesës së poshtër.

Berat Buzhala është krijesë e poshtër. Nuk ka hiç lidhje prejardhja e tij gjeografike, pamja fizike, apo besimi fetar, kur në shpirt është i poshtër.

Edhe s’ka titull në akademi, as status n’Facebook e as parfem në botë, që e mbulon erën stërrvinë të një shpirti të poshtër si të Berat Buzhalës.

Kuptone ma qet sen, se u mytën hallki budallë tuj ju ba. Tipi po fiton simpati duke u viktimizue, mbas vjetëve e vjetëve që e dëmtoi këtë shoqni. A din kush për një të mirë të vetme që Berat Buzhala e ka ba, e të cilës ia kemi pa hajrin si shoqni? Nje të vetme.

Më vonë, është përgjigjur Buzhala me postimin më poshtë:

Reagim ndaj nje shkrimi primitiv te Fisnik Ismailit, per mu:

– Ne nje shkrim prej nja 200 fjaleve, deputeti i Vetevendosjes me paska quajt ‘te poshter’ nja 10 here. Shume te poshter. Maksimalisht te poshter. Ultra te poshter.

Se kush eshte me i poshter se tjetri, sipas meje, eshte ceshtje bukur relative. Une njoh njerez qe ty Fis te konsiderojne te tille, sikurse besoj qe edhe ti njeh te tille qe me konsiderojne mu te tille. Familjes tande ti i dokesh i mire – nje pjese te familjes, jo asaj qe e ke braktis – kurse une i dokna familjes time. Po du me thane qe varet prej perspektives.

Ajo cfare me ben me se shumti pershtypje tek ti eshte vuajtja e madhe qe e ke per suksesin e Gazetes Express dhe 1 milion vizitat ne dite. Garant pika te bjen kur i sheh edhe ne Levizje Vetevendosje tuj e lexu tinza. T’hidhet me jau thy… pajisjet. E tille eshte jeta Fis.

Mirepo anash prej studimit te personalitetit te njeri tjetrit do te ishte mire me bisedu per bemat e njeri tjetrit. Perfitimet qe une dhe ti i kemi pase prej kesaj shoqerie, saktesisht prej pareve publike.

Hera e vetme kur une kam perfituar prej pares publike ka qene kur e kam marre rrogen e deputetit. Pike. Aty ka nis dhe aty ka perfundu avantura ime financiare me paren publike. Kam kalu edhe permes nje procesi gjyqesor, per me e deshmu prejardhjen e pasurise time. Pa asnje te njofshem, u skenova prej nje gjykate.

Ne anen tjeter, Fis, ti dhe kompanie jote e keni nje dosje te ngjeshur te kooperimit finenciar me paren publike. E di qe te dhemb: ti je pagu prej PTK’se, prej njerezve te afert me Kadri Veselin, qe tash e shane shume, qindra mijera euro. Apo jo? Ti mendon qe kreativiteti yt artistik ka merituar nje shperblim te tille financiar – rreth 300 mije euro. Ka te tjere qe nuk mendojne ngjashem…

Nese nuk gaboj, kur ti je shperbly prej PTK’se, pra prej pares publike, drejtor ka qene Etrur Rrustemaj, qe konsiderohej fillimisht si njeri i PDK’se. Ti e din Fis qysh kane shku keto pune. Dikush ka intervenu ne komision qe me u vleresu gjenialiteti yt.

E di qe me shume deshire i kishe djege te gjitha fotot me Hashim Thacin, ku shihesh plot entuziazem ne vigjilje te shpalljes se pavaresise. Edhe prej tij i ki çnukë do te mira.

Ne anen tjeter Fis, bukur do pare i ki fshi edhe prej Z-mobile, gjegjesisht Blerim Devollit, kompani kjo qe e ka demtu operatorin publik Vala, ne miliona euro.

Fis, nuk e di a je i poshter, tek e fundit mendimi im eshte jorelevant. E di qe ke qene pjese e zhvatjes se pares publike, sapo te eshte dhene mundesia e pare.

p.s

Gjeje te bashkangjitur right now’in e Expressit, sajti ma i lexume ne Ballkan. Ne oret e mbremjes kjo sillet mbi 10 mije.

E, pas kësaj, ka reaguar sërish Ismaili:

Po e shoh që Berat Buzhala mu paska përgjigjë gjanë e gjatë për statusin ku e kam quejtë të poshtër. Në mes shumë shpifjesh për jetën time profesionale, për të cilën as nuk e kam ndërmend me iu përgjigjë, ai dikah tinza përmend diçka shumë personale – faktin se mue nuk më do as familja, të cilën unë, sipas tij, e kam braktisë.

Është e vërtetë që e kam një ish grue edhe dy fëmijë, të cilët jetojnë në Londër. Fëmijët, të cilët e kalojnë çdo verë në Prishtinë edhe i shoh nga disa herë në vit, edhe me të cilët shkëmbejmë dashni pafund dhe pa kushte, të cilën Berati as nuk e din çfarë është.

Ndërsa me ish-gruen time, qeshtu të ndamë, kam raport sigurisht ma të mirë se Berati që e ka pasë ndojherë me gruen e vetë, të cilën qetash shumë vonë e ka prue në Prishtinë, se e ka mbajtë të vetmueme në Qabiq me vjet e vjet, derisa si zdral është tarahenë nëpër Prishtinë, sepse është turpnue prej familjes së tij. Edhe jo, nuk po rej.

Berati rrogën e tij për deputet, së paku, po e quen zhvatje të parasë publike, edhe mirë që po e pranon, veç se mundet me harrue qetash me e krahasue rolin e tij si deputet, me timin. Derisa ai s’ka ba kurrgja gjatë mandatit të tij, unë e arsyetoj çdo cent të rrogës sime me angazhimin tim në mbrojtje të Republikës.

Berati foli për profesionizmin, e paren publike, a nuk i përmend asnjiherë paret që i ka marrë prej Behgjet Pacollit për me shkrue artikuj të porositun për të, edhe hala e quen veten gazetar, e ma së randësishmi, nuk e tregon një gjë të vetme të mirë që e ka ba per këtë shoqni, sepse nuk ka.

Kujt po i ha leshi sa vizitorë i ka Ekspressi, o gomar, kur jeni portal tashma i diskredituem qe disa vjet? Besimi edhe shikueshmëria dallojnë, e ty, Berat, ma kurrkush nuk të beson. Qata po mundohesh qe sa kohë me u shitë i mirë, kur vazhdon me qenë asi që të thashë se je: krijesë e poshtër.

Kurse, Buzhala është përgjigjur sërish:

Replike finale per Fisnik Ismailin, deputet i Vetevendosjes

– Fis, ti e ke fitu nje tender 3.5 milione euro nga PTK, ne fund te vitit 2005 ne fillim te vitit 2006. Po e perseris: 3.5 milione euro – jo zllota, e as leva, por euro.

– Fis, ti per kete tender te fituar ke korruptuar zyrtare te larte, me 20 per qind te shumes totale. Thojne qe me çante e ke dergu keshin ne adresen e duhur. Njeri prej tyre ka vdeke, ka te tjere qe jane gjalle.

– Fis, nuk mundesh me thane qe nuk pergjigjesh per keto ceshtje, sepse po flasim per pare publike – para tonat.

– Fis, ti me Blerim Devollin, e keni gjunjezu operatorin Vala.

——-

Edhe Ismaili e ka postuar “replikën e fundit”, që mund ta lexoni më poshtë:

Në statusin tim të parë sonte për Berat Buzhalën, veç e ceka se asht njeri i poshtër, edhe lypa me ma tregue një send të mirë që e ka ba ai për shoqninë. Kurrkush s’ke në gjendje me e thanë një të vetmin send.

Berati vazhdoi me m’shitë moral për shkunorëzimin tim, derisa vetë e trajton gruen e tij si leckë, edhe për profesionizmin tim, edhe kompaninë time, Karrota, që për 10 vjet ka ba shumë për shoqninë, e i ka fitue 8 çmime ndërkombëtare, derisa Expressi i tij vazhdon me shpifë si ky vetë.

Tash, krejt ky sulm plot shpifje që ma bani, veç pse nuk ke në gjendje me e numërue veç një, një gjë të mirë që e ka ba për shoqninë, qysh kërkova.

Qe pse, lexues i dashtun, Berat Buzhala është krijesë e poshtër.

I rest my case.

/lajmi.net