Konfiskohet një sasi e drujve të prerë në mënyrë ilegale

Në vazhdën e aksioneve për parandalimin e prerjeve ilegale të pyjeve, Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka konfiskuar mbrëmë në fshatin Varosh një sasi të konsiderueshme të lëndës drusore të prerë në mënyrë ilegale në malet e Burrnikut.

Lajme

22/08/2015 15:04

Mësohet se aksioni ka rezultuar pas informatës se dëmtuesit e pyjeve kanë prerë drunj dhe janë nisur nga Burrniku në drejtim të Ferizajt.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, Xhemajl Reçica ka thënë se së bashku më policinë kanë arritur t’i ndalin dëmtuesit në fshatin Varosh dhe me këtë rast kanë konfiskuar edhe masën drusore.

Bëhet e ditur se dëmtuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes duke lënë rimorkion e mbushur me drunj, ndërsa sipas informatave të policisë dyshohet se kryesi i veprës është SH.D, i njohur për policinë si një recidivist i këtyre veprave.(KosovaPres).