Konfiskohet kokainë një fshat të Gjakovës, arrestohet një person

Është arrestuar një person në Gjakovë për veprën “Blerje, posedim, shitje ose shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve”.

Lajme

05/04/2020 12:13

Policia e Kosovës gjatë së shtunës në ora 17:15, ka arrestuar në fshatin Bishtazhin të Gjakovës një person për veprën “Blerje, posedim, shitje ose shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve”.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është arrestuar pasi që gjatë kontrollimit të tij, i është gjetur dhe konfiskuar 2.58 gramë substancë narkotike e llojit Kokainë, një thikë dhe një telefon mobil.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/