Konfiskohen narkotikë në autobusin e linjës Pejë-Gjakovë

Policia në Pejë ka bastisur autobusin e linjës Pejë-Gjakovë, me ç'rast ka konfiskuar një thikë, substancë narkotike dhe një revole lodër. 

Lajme

13/11/2014 22:26

Me këtë rast, janë arrestuar 4 persona, dy prej të cilëve janë liruar me procedurë të rregullt.

Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Në kuadër të operacioneve që ne ndërmarrim kohë pas kohe, ne kemi bërë një kontrollë në një autobus në qarkullimin Pejë-Gjakovë me ç’rast janë gjetur një sasi e vogël narkotikësh, rreth një gram, një revole lodër dhe një thikë”, ka thënë Ibraj.

Ai ka thënë se dy nga personat janë liruar me procedurë të rregullt ndërkaq për dy të tjerë është hapur rast, përkatësisht ndaj atyre që kanë poseduar substancë narkotike dhe thikë, transmeton Express.