Konfiskohen mbi 500 litra tretës në regjionin e Ferizajt
Dogana e Kosovës ka informuar sot se janë konfiskuar 568 litra tretës/nitro në regjionin e Ferizajt. Kontrollet janë kryer në dy lokacione. “Tërë sasia është konfiskuar si dhe nga personave përgjegjës është inicuar procedura kundërvajtëse.”, është bërë e ditur në komunikatë.
