Konfiskohen katër aparate për lojëra të fatit në Prishtinë
Oficerët doganor kanë konfiskuar katër aparate për lojëra të fatit në Prishtinë, pas një lajmërimi nga ana e qytetarëve.

Lajme
Dogana e Kosovës bënë të ditur se aparatet nuk kishin licencë për këtë veprimtari, kurse pas verifikimeve është konstatuar se as lokali nuk kishte licence adekuate për të ushtruar këtë veprimtari.
Aparatet janë konfiskuar, lokali është mbyllur si dhe lënda ka kaluar në kundërvajtje doganore. /lajmi.net