Konfiskohen barna të kontrabanduara me vlerë mbi 200 mijë euro

Një sasi e madhe e barnave më vlerë prej 200 mijë euro si dhe një armë zjarri, janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, në qytetin e Pejës. Sipas Doganës së Kosovës barnat ishin të kontrabanduara.

Lajme

30/08/2014 17:29

Doganës së Kosovës e asistuar edhe nga Policia e Kosovës, gjatë ditës së djeshme kanë realizuar një aksion për bastisjen e një lokacioni në qytetin e Pejës, me ç’rast ka konfiskuar barna të kontrabanduara me vlerë mbi 200 mijë euro, si dhe është gjetur një armë zjarri. 

Si pas një njoftimi të Doganës së Kosovës kompania e cila dyshohej për kontrabandë

kishte selinë në ish depon farmaceutike të Spitalit Regjional të Pejës ishte e dyshuar për kontrabandë. 

“Gjatë aksionit të përbashkët me Policinë e Kosovës, është gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave (836 emërtime apo lloje të ndryshme) me vlerë të përafërt mbi 200.000 euro. Gjatë bastisjes janë hasur në dy bunkerë (hapësirë e kamufluar) brenda depos ku në njërin nuk është gjetur asgjë, ndërsa në bunkerin e dytë kemi hasur sasi të konsiderueshme të barnave të kontrabanduara. Llojet e barnave janë nga më të ndryshme kryesisht prodhime greke. Gjithashtu njësit e Doganës kanë hasur në një armë të tipit AK 47-Kallashnikov me 23 fishekë kalibri 7.62×39 mm. Gjatë bastisjes njësit e doganës u asistuan edhe nga Policia e Kosovës”. 

“Dogana ka iniciuar hetimet lidhur me formën e kontrabadimit të këtyre barnave dhe njëkohësisht fton qytetarët që të ofrojnë informata në mënyrë që të ndihmojnë në luftimin e kontrabandës dhe korrupsionit përmes numrave pa pagesë në 0800 50 095”, thuhet në njoftim.