Konfirmon Skender Hyseni: Grenell mbetet ‘fuqishëm’ i angazhuar në dialog

Koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me emisarin special të presidentit Trump për dialogun, Richard Grenell.

Lajme

04/08/2020 19:55

Hyseni ka thënë se biseda telefonike është zhvilluar në pamundësitë takimit, pasi që ambasadori Grenell ishte në Kaliforni e jo në Uashington, shkruan lajmi.net.

Ai ka treguar edhe detaje nga biseda që kishte me Grenell, ndërsa ka treguar se me të ka diskutuar gjatë për çështjen dialogut Kosovë-Serbi, që sipas tij duhet të përmbyllet me njohje reciproke.

“Bisedën e përqëndruam në aspekte të veçanta të zhvilimeve në Kosovë dhe rajon. Amasadori Grenell mbetet i përkushtuar dhe i angazhuar fuqishëm rreth dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë. Normalizimi i raporteve përmes zhvillimit ekonomik dhe mbështetja e projekteve investive mbeten ne fokus të agjendës dhe pëkushtimit të Ambasadorit Grenell”, ka shkruar Hyseni.

Postimi i plotë:

Sot në pamundësi të takimit në Uashington (Ambasadori Grenell ishte në Kaliforni) pata një bisedë të gjatë telefonike me Ambasadorin Richard Grenell i Dërguar i Posaçem i Presidentit Trump.
Bisedën e përqëndruam në aspekte të veçanta të zhvilimeve në Kosovë dhe rajon. Amasadori Grenell mbetet i përkushtuar dhe i angazhuar fuqishëm rreth dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë. Normalizimi i raporteve përmes zhvillimit ekonomik dhe mbështetja e projekteve investive mbeten ne fokus të agjendës dhe pëkushtimit të Ambasadorit Grenell. /Lajmi.net/