Konfirmon Prokuroria: Lirohen katër të dyshuar për rastin e Banjskës

Katër persona të dyshuar të cilët ishin arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, janë liruar. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e Prokurorisë së Shtetit. “Ju njoftojmë se katër (4) perona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin…

Lajme

27/09/2023 12:02

Katër persona të dyshuar të cilët ishin arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, janë liruar.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e Prokurorisë së Shtetit.

“Ju njoftojmë se katër (4) perona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë liruar dje (26 shtator 2023), nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./Lajmi.net/