Konfirmon Policia rastin e rrokullisjes në Rugovë të veturës së Policisë Kufitare (Foto)

Mbrëmë vonë lajmi.net, kishte mësuar nga një qytetar, i cili kishte siguruar edhe foto për këtë, se dje pas dite një automjet i Policisë Kufitare, ishte aksidentuar në bjeshkët e Rugovës, duke u rrokullisur.

Lajme

14/09/2015 14:23

Sot Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, ka konfirmuar rastin për lajmi.net, ku ka bërë të ditur se ai ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në fshatin Bogë.

“Patrulla policore kufitare  deri sa ishte ne patrullim te zakonshme ne fshatin Bogë (Rugove) rreth orës 16:00 me date 13.09.2015, është vet-aksidentuar si pasojë e kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike. Me ketë rast  katër zyrtaret  policorë te cilet kanë qenë ne veturë kanë pësuar lëndime trupore, si dhe kanë marr trajtimin e duhur mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës. /lajmi.net

Foto nga aksidenti në Rugovë