Konfirmon Kovac: Perisic do të jetë lojtar i yni

Edhe trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac, ka konfirmuar se Ivan Perisic do të jetë përforcimi i ri i skuadrës kampione të Bundesligës.

Sport

13/08/2019 08:57

Javën e fundit ka pasur shumë zëra që kanë transferuar Perisic tek Bayern, dhe këto zëra do të konkretizohen gjatë kësaj jave, pasi lojtari dje ka kryer testet mjekësore tek gjiganti bavarez.

Lidhur me anësorin e Inter është pyetur edhe trajneri Kovac, i cili ka thënë se pas testeve mjekësore, gjithçka është e kryer.

“Perisic ishte sot këtu për testet mjekësore. Nëse gjithçka shkon mirë, ai do të jetë lojtar i yni” ka thënë Kovac, transmeton lajmi.net.

Perisic pritet t’i bashkohet  Bayernit në formë huazimi, për 5 milionë euro, me mundësi blerje në fund të sezonit për shumën e 30 milionë eurove. /Lajmi.net/