Konfirmon Kosnett: Me krerët e Listës Serbe bisedova për interesat dhe shqetësimet e tyre – Lajmi.net
Konfirmon Kosnett: Me krerët e Listës Serbe bisedova për interesat dhe shqetësimet e tyre
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 17:50, 15 March 2019
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka konfirmuar se është takuar sot në Prishtinë me përfaqësuesit e Listës Serbe.

“Me ta diskutova për interesat dhe shqetësimet e komunitetit serb në Kosovë”, ka thënë Kosnett përmes Twitter.

Sa u përket dorëheqjeje të kryetarëve të komunave veriore, Ambasadori amerikan është shprehur: “Përfaqësuesit e tyre të zgjedhur duhet të mbesin pjesë e institucioneve të Kosovës dhe të punojnë në emër të komunitetit të tyre”.

Nga Lista Serbe të pranishëm në takim kanë qenë kryetari Goran Rakiq dhe nënkryetari Igor Simiq.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO