Konfirmon Klopp: Henderson do të jetë jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

Jordan Henderson ka mbyllur sezonin para kohe.

Sport

10/07/2020 17:00

Kapiteni i Liverpool, Jordan Henderson, nuk do të mund të rikthehet në kohë për të luajtur edhe një ndeshje të këtij sezoni në Premierligë.

Mesfushori i ‘Reds’ do t’i jap fund më herët sezonit historik, për shkak të lëndimit të pësuar, bën të ditur trajneri i skuadrës së Liverpool, Jurgen Klopp.

“Është lajmi më i mirë i mundshëm nga të gjitha lajmet e këqija. Është dëmtim në gju, por nuk ka nevojë për operim”, ka thënë Klopp për dëmtimin e Henderson, transmeton lajmi.net.

“Ai nuk do të luajë përsëri këtë sezon, por jam pozitiv që do të jetë me ne për fillimin e sezonit tjetër. Ai shërohet shpejtë”, ka shtuar trajneri gjerman.

Liverpool do të kenë punë me Burnley si kundërshtar të radhës në Premierligë, për të luajtur pastaj me Arsenal, Chelsea dhe Newcastle. /Lajmi.net/