Konfirmon Federer – zvicerani do të jetë pjesëmarrës në ‘French Open’

Reketi zviceran, Federer, ka bërë të ditur se planifikon të jetë pjesëmarrës në ‘French Open’.

Sport

17/10/2019 20:46

Vitet e Roger Federer po ecin me shpejtësi, por zvicerani nuk po ngadalëson përkundër kësaj.

Federer ka bërë të ditur së fundmi se do të jetë pjesëmarrës në ‘French Open 2020’, transmeton lajmi.net.

“Unë do të luaj në ‘French Open’. Me gjasë nuk do të luaj shumë para këtij kompeticioni, pasi kam nevojë për pak kohë larg tenisit, dhe kam nevojë të jem pranë familjes” ka thënë 38 vjeçari.

20 herë fituesi i Grand Slam është paraqitur në ‘French Open’ pas një pauze tri vjeçare, duke u mposhtur në gjysmëfinale nga Rafael Nadal.

Federer gjithashtu ka bërë të ditur se do të paraqitet edhe në Lojërat Olimpike të Tokio. /Lajmi.net/