Konfirmohet transferimi i radhës i Romës

Sky Sport Italia raporton se është arritur marrëveshja për blerjen e mbrojtësit të Atalantas Gianluca Mancini nga Roma për 26 milionë euro.

Sport

16/07/2019 15:14

Sipas transmetuesit, Roma do të paguajë 2 milionë euro për huazim një vjeçar – me 19 të tjera që do të jenë obligim për të blerë dhe 5 milionë euro të tjera bonuse.

Mancini tani pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore të enjten para nënshkrimit të kontratës së tij, të cilën Gazzetta dello Sport shkruan se do të jetë për pesë vjet ku lojtari do përfitojë 10 milionë euro, transmeton lajmi.net.

23-vjeçari, i cili mund të luajë edhe në të djathtë, shpërtheu sezonin e kaluar, duke shënuar pesë gola në 30 ndeshje për ta ndihmuar Atalantan të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Mancini është blerë si zëvendësues i Kostas Manolas, i cili u largua drejt Napolit. /Lajmi.net/