Konfirmohet: Rivaldo i kthehet futbollit

Ndoshta mund të ju duket e pabesueshme, mirëpo njëri nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, Rivaldo ka konfirmuar se do t’i rikthehet futbollit edhe pse është në moshën 43 vjeçare dhe do të luajë për skuadrën që e ka në dorë ai, Mogi Mirim.,

Sport

23/06/2015 17:03

Rivaldo ka konfirmuar se do të luajë për skuadrën e Mogi Mirimit, pronar i të cilës është ai, dhe dëshiron që ta ndihmoj për t’u larguar nga zona e rrezikshme e tabelës.

“Pas shumë mendimeve dhe shumë analizave, unë kam vendosur që të bashkohem me skuadrn e Mogi Mirim”, shkruan Rivaldo me anë të një komunikate zyrtare e lëshuar nga skuadra braziliane.

“Unë besoj se duke bërë stërvitje çdo ditë me skuadrën, dhe me eksperiencën time, ne mund të dalim nga kjo situatë mjaft e vështirë në të cilën jemi duke kaluar tani”.

“Unë e di se duhet të sakrifikojë familjen për skuadrën, por shpresoj se për një kohë shumë të shkurtër, do ta shohim këtë skuadër në një pozitë më të përshtatshme në tabelë”, përfundoi komunikata zyrtare e lëshuar nga Rivaldo në faqen zyrtare të skuadrës.

Rivaldo arriti ta fitojë Kupën e Botës me Brazilin në vitin 2002, teksa ai kishte një karrierë të pasur ku ka treguar formë të mirë me skuadrat si Barcelona, Milani dhe Olympiacos.