Konfirmohet një polic i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur gjatë një operacioni në Zhur të Prizrenit

Tre policë të Policisë së Kosovës kanë mbetur të lënduar pas një shpërthimi që ka ndodhur në Zhur të Prizrenit gjatë kohës kur ishin duke kryer një operacion.

Lajme

28/01/2020 21:50

Si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi, një zyrtarë i policisë së Kosovës ka ndërruar jetë, ndërsa nuk dihet për gjendjen shëndetësore të policëve të tjerë të lënduar.

Mësohet se Policia e Kosovës ishin duke kryer një bastitje derisa ka ndodhur shpërthimi.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili ka dhënë detajet e rastit.

“Mund të konfirmojmë se sot 28.01.2020 në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policorë në fsh. Zhur të Prizrenit,  dyshohet se ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë e këtij shpërthimi ende të pa identifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtarë policorë dhe një qytetar. Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë. Njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i PK-se kanë dalur në vendin e ngjarjes. Për informacione tjera do tju njoftojmë në vijim.”, tha Kelani për lajmi.net.

Lajmi.net do të ju mbajë të informuar në lidhje me rastin. /Lajmi.net/