Konfirmohet nga PSG-ja, katër mungesa të mëdha ndaj Unitedit

PSG ka konfirmuar mungesën e katër yjeve të skuadrës në ndeshjen e radhës ndaj Manchester Unitedit.

Sport

01/12/2020 13:30

Klubi francez përmes një komunikate bëri të ditur se Mauro Icardi, Pablo Sarabia, Julian Draxler dhe Juan Bernat do mungojnë në këtë ndeshje, transmeton lajmi.net.

Icardi ka pësuar lëndim në stërvitje dhe nuk do jetë i gatshëm të rikthehet para 48 orëve.

Sarabia gjithashtu ka pasur dhimbje muskulore në stërvitje dhe nuk do rikthehet para dy ditë.

Julian Draxler është afër shërimit nga lëndimi dhe ka nisur stërvitjen e plotë me skuadrën.

Ndërsa, Bernat është duke vazhduar shërimin nga operacioni në gju./Lajmi.net/