Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

Konfirmohet nga Dortmund: Gotze largohet në fund të sezonit

15:42 | 23 Maj 2020

Mario Gotze dhe Borussia Dortmund do të ndajnë rrugët në fund të sezonit, ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit, Michael Zorc.

Zorc këtë e ka konfirmuar duke folur me gazetarë para ndeshjes Wolfsburg – Borussia Dortmund.

“Ne do të ndajmë rrugët me Mario Gotze këtë verë. Ishte një vendim i dyanshëm dhe i respektueshëm. Mario është një person i shkëlqyer”, ka deklaruar Zorc, përcjell lajmi.net.

Gotze këtë sezon ka humbur minutat në fushë te Dortmund, duke startuar në vetëm gjashtë ndeshje.

Mesfushori thuhet se është i interesuar për një lëvizje jashtë Gjermanisë, me Italinë që kuptohet të jetë destinaconi i tij i preferuar./Lajmi.net/