Konfirmohet: Mourinho refuzoi Lyon sepse ka gjetur klubin e ri

Jose Mourinho hodhi poshtë ofertën e Lyon për t'u bërë menaxher i ri i tyre sepse ai tashmë ka gjetur një klub tjetër [i cili nuk dihet], sipas presidentit Jean-Michel Aulas.

Sport

10/10/2019 15:27

Portugezi, i cili u largua nga Manchester United gati një vit më parë, ende nuk është rikthyer në menaxhim që pas daljes së tij nga ‘Old Trafford’.

Në vend të kësaj, ish-trajneri i Real Madrid është kthyer në analist, duke bërë paraqitje të rregullta në televizion ndërsa hidhte aludime për të ardhmen e tij, përcjell lajmi.net.

Ndërkohë Lyon shkarkoi Sylvinho të hënën pas vetëm një fitore në nëntë ndeshjet e tij të fundit në krye dhe Aulas e kishte identifikuar Mourinhon si pasardhësin e tij.

Sidoqoftë, duke folur para gazetarëve përmes një konference telefonike, 70-vjeçari zbuloi se ish-tekniku i Chelsea i refuzoi ata pasi kishte gjetur një klub tjetër.

“Kemi pasur disa shkëmbime mjaft interesante për punën”, deklaroi Aulas. “Ishte bukur për të gjithë. Ai nuk e pranoi propozimin tonë për t’u takuar sepse ai tashmë ka zgjedhur një klub tjetër”. /Lajmi.net/