‘Konfirmohet’ meçi Joshua – Pulev

Kandidati i IBF, Kubrat Pulev ka konfirmuar se ai do të luftojë me superyllin britanik Anthony Joshua në Stamboll në maj.

Sport

16/01/2020 21:59

Joshua, 30 vjeç, u hakmorr ndaj humbjes së tij të vetme ndaj Andy Ruiz Jr muajin e kaluar për t’u bërë një kampion i unifikuar i peshës së rëndë për herë të dytë.

Por IBF nuk ka harxhuar kohë në thirrjen që ‘AJ’ të përballet me bullgar Pulev, me të cilin shte planifikuar të luftojë në vitin 2017, përcjell lajmi.net.

Faqja zyrtare e Pulev në Facebook ka postuar tani një lidhje me një artikull që pretendon se lufta e ardhshme do të zhvillohet në Vodafone Park në Stamboll, Turqi.

IBF konfirmoi javën e kaluar se Joshua kishte kohë deri në fund të muajit për të rënë dakord për të luftuar me Pulev.

Gjithçka pritet të zyrtarizohet shumë shpejtë. /Lajmi.net/