Konfirmohet: Kjo është data kur Fury do të përballet me Wallin

Tyson Fury  do të rikthehet në ringun e boksit, në muajin shtator.

Sport

13/08/2019 15:26

Gjiganti britanik i peshave të rënda në boks, Fury, duelin e tij të radhës do ta zhvillojë në muajin shtator, me datën që tashmë është konfirmuar të jetë 14, raporton lajmi.net.

Dueli mes ‘Gypsy King’ dhe suedezit Otto Wallin do të zë vend në arenën ‘T-Mobile’, në Las Vegas, para publikut amerikan.

Në duelin e fundit, Fury ishte përballur pikërisht në Las Vegas, përball Tom Schwarz nga Gjermania.

Britaniku synon të vazhdojë formën e mirë të treguar në ringun amerikan, dhe të nokautojë edhe Wallin. /Lajmi.net/