Konfirmohet: Khedira mungon dy muaj

Sami Khedira nuk e ka filluar aspak mirë aventurën e tij te skuadra italiane, Juventus.

Sport

03/08/2015 14:17

Mesfushori me pasaportë gjermane u lëndua në miqësoren ndaj Marseille dhe tani është konfirmuar se do të jetë jashtë fushave për dy muaj.

Zonja e Vjetër nëpërmjet faqes zyrtare shkroi se pas ekzaminimeve mjekësore u vërtetua se lojtari ka lënduar disa muskuj në kofshën e tij të djathtë.

Raportet në Itali shkruajnë se Allegri ka filluar të mendoj për së paku edhe një mesfushor ku së fundi flitet edhe Javier Mascherano.