Konfirmohet: Ja sa gjatë mungon Umtiti

Samuel Umtiti do të jetë jashtë fushave nga pesë deri në gjashtë javë.

Sport

14/09/2019 12:16

Kjo për shkak të lëndimit që pësoi në stërvitje me kombëtaren e Francës gjatë këtij muaji.

25-vjeçari iu nënshtrua testeve mjekësore pas kthimit të tij nga detyrat ndërkombëtare të hënën, por atij i duheshin teste shtesë për të zbuluar shkallën e dëmtimit.

Me Umtiti jashtë veprimit për më shumë se një muaj, Ernesto Valverde tani mund të llogarisë vetëm në shërbimet e Gerard Pique, Clement Lenglet dhe mbrojtësin pa përvojë Jean-Clair Todibo në qendër të mbrojtjes. /Lajmi.net/