Konfirmohet: Ja kur kthehet Majlinda në Kosovë

Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi do të kthehet nga Brazili në Kosovë këtë javë.

Sport

09/08/2016 16:34

“Koha” në Rio ka konfirmuar se kampionia në kategorinë deri në 52 kilogramë në xhudo do të arrijë në Kosovë të dielën pasdite, më 14 gusht.

Fluturimi i kampit kosovar do të jetë Rio – Frankfurt – Prishtinë. Kelmendi të dielën ia solli Kosovës medaljen e parë të artë olimpike. Xhudistja tjetër Nora Gjakova u eliminua në fazën e dytë.

Ndërkohë sot gjatë ditës është bërë thirrje që Majlindës dhe ekipit kosovar t’i bëhet një pritje e veçantë.