Konfirmohet: Itali – Argjentinë luhet më 1 qershor në ‘Wembley’

Tashmë është konfirmuar gjithçka. Një super-ndeshje do të luhet në ‘Wembley’.

Sport

22/03/2022 15:44

Fituesja e Kampionatit Evropian, Italia do të përballet me fituesen e Kupës së Amerikës, Argjentinën, shkruan lajmi.net.

Ky turne është emëruar me emrin ‘Superkupa’, dhe sheh përballë njëra-tjetrës dy fitueset e dy trofeve më të rëndësishëm nga dy kontinente të botës.

Italia mposhti Anglinë në finale të Euro 2020, derisa Argjentina fitoi kundër Brazilit në Kupën e Amerikës.

Kjo nuk është hera e parë që organizohet një ndeshje e tillë, pasi kishte ndodhur edhe në vitin 1985 dhe 1993, kur thirrej trofeu ‘Artemio Franchi’, apo ‘European/South American Nations Cup’.

Këtë vit është rinovuar marrëveshja mes UEFA dhe CONMEBOL, dhe është vendosur që ndeshja të luhet në ‘Wembley’. /Lajmi.net/