Konfirmohet interesimi i gjigantit evropian për Coutinhon

Bayern Munich mbetet i interesuar në blerjen e Philippe Coutinhos këtë afat kalimtar, por ende nuk ka arritur ndonjë marrëveshje me Barcelonën, ka bërë të ditur të martën një zëdhënës skuadrës katalane.

Sport

13/08/2019 19:07

Coutinho është transferuar në ‘Camp Nou’ në janar të vitit 2018 me reputacion të madh si një nga lojtarët më të mirë në botë, pas shkëlqimit te Liverpool.

Por, mos arritja e përshtatjes te skuadra e Barcelonës, ka bërë që ai të humbas shumë shkëlqimin që ka pasur në Premierligë.

“Ka interesim nga FC Bayern, por nuk ka asnjë marrëveshje. Kjo është gjithçka që duhet të thuhet për momentin”, ka deklaruar zëdhënësi i Barcelonës për ‘Goal’, përcjell lajmi.net.

Kampionët e Bundesligës nuk janë klubi i vetëm i interesuar për brazilianin, i cili po kërkohet edhe nga PSG./Lajmi.net/