Konfirmohet : I plagosuri në Prishtinë është menaxheri i Feros, Met Elshani

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për plagosjen e sotme në Prishtinë.

ShowBiz

17/05/2019 16:19

Është konfirmuar se i plagosuri është menaxheri i grupit “On Records”, Met Elshani, raporton lajmi.net.

“Sot rreth orës 15:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri”, thuhet në komunikatë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, të cilat kanë hasur në viktimën ( i plagosur nga arma e zjarrit) :

M.E, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri (revole) .

Personat e arrestuar:

Sh. C mashkull , 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

L.K mashkull , 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

Xh. B mashkull , 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Ata ndodhen në objektet policore ku po intervistohen, ndërkohë që i dyshuari i katërt:

A.K mashkull , 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndodhet në tretman mjekësor, nën përkujdesjen e policisë.

Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast. /Lajmi.net/