Konfirmohet heqja e emrit “Srbija”

Anëtari i KQZ’së Florian Dushi konfirmon se Lista “Srbija “ e ka ndryshuar emërtimin në “Gradanska Iniciativa Srpska” (Lista Qytetare Serbe). Kjo listë pritet të certifikohet sot.

Lajme

17/09/2013 16:08

Qeveria e Serbisë ka pranuar përfundimisht ta heqë emërtimin “Srbija” nga lista e kandidatëve për zgjedhjet e 3 nëntorit për komunat e veriut të Kosovës.

Ndryshimi është bërë në momentin e fundit, pas insistimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos e certifikojë listën që përmban emërtimin “Srbija”.

“Ata kanë pranuar ta ndryshojnë emërtimin. Tani kjo listë quhet “Gradanska Iniciativa Srpska” (Lista Qytetare Serbe)”, ka thënë për lajmi.net anëtari i KQZ’së, Florian Dushi.

Ky subjekt politik mund të certifikohet pas pak çastesh në mbledhjen e KQZ’së.

Lajmi.net kishte raportuar të dielën për këtë ndryshim.