Konfirmohet: Dy yjet e Juventusit humbasin ndeshjen ndaj Chelseas

Juventusi arriti të regjistrojë fitoren e dytë me radhë, pasi mposhti skuadrën e Sampdorias me rezultat 3-2.

Sport

26/09/2021 15:32

Ndonëse ‘biankonerët’ triumfuan, ata kanë marrë lajme jo të mira pas ndeshjes.

Paulo Dybala i cili shënoi golin hapës të sfidës në minutën e 10-të, u desh të zëvendësohej vetëm pas 22 minutave pas një lëndimi.

Sikur nuk mjaftoi Dybala, edhe sulmuesi Alvaro Morata pësoi një lëndim nga fundi i ndeshjes i cili u zëvendësua me Moise Kean në minutën e 82-të.

Fabrizio Romano tani raporton se të dy lojtarët do të humbasin sfidën ndaj Chelseas, që luhet këtë të mërkurë më 29 shtator.

Romano thekson se Moise Kean do të startoj për këtë ndeshje në vijën e sulmit. /Lajmi.net