Konfirmohet: Dosjet që u dërguan në OVL UÇK janë të Speciales
Nga OVL e UÇK-së kanë folur pas takimit dhe “bastisjes” që kanë pasur nga zyrtarët e Speciales pas dosjeve që atje i la një person i panjohur.
Lajme
Avokati i OVL UÇK-së, Tomë Gashi, tha se është vërtetuar se dosjet që kanë shkuar në OVL UÇK janë dokumente të Speciales, shkruan lajmi.net.
Të njëjtat, i janë dorëzuar zyrtarëve të Speciales që sot kanë shkuar në zyret e OVL-UÇK-së.
“Vërtetohet se këto janë dokumente të Speciales, sepse kjo është logoja e Speciales. Vërtetohet se këto dokumente janë të tyre edhe në herën e parë. Me Këshillen time, kryetari ka vendosur t’ua dorëzojë atyre. Meqenëse ata e kanë vërtetuar se ata janë dokumente të tyre”, ka thënë Gashi. /Lajmi.net/