Konfirmohen finalistët e dy Konferencave të NBA

Portland Trail Blazers mposhti në ndeshjen e shtatë Denver Nuggets 100-96 dhe kësisoj u plasua në finalen e Konferencës së Perëndimit.

Sport

13/05/2019 08:12

Blazers, të inspiruar nga McCollum i cili realizoi 37 pikë, 9 kërcime dhe 1 asist do përballen me Golden State Warriors në finale.

Te Nuggets ishte qendra Jokic që pati përformancë të mirë, po nuk ishte e mjaftueshme. Serbi shënoi 29 pikë, 13 kërcime dhe 2 asistime, përcjell lajmi.net.

Ndeshja më interesante u zhvillua në Toronto, mes Raptors dhe Philadelphia 76ers.

Vendasit arritën fitore 92-90 në ndeshjen e fundit dhe u kualifikuan për në finalen e Konferencës së Lindjes, aty ku do përballen me Milwaukee Bucks.

Kawhi Leonard ishte i jashtëzakonshëm dhe më meritori për fitoren ekipit të tij, pasi përveç që shënoi 41 pikë, ai realizoi 4 sekonda pa përfunduar koha e rregullt dhe t’i siguronte ekipit të tij fitoren. /Lajmi.net/