Konfirmohen datat për ndeshjet e FA Cup

Datat për ndeshjet e mbetura të këtij sezoni në FA Cup janë konfirmuar, me çerekfinalet që do të luhen gjatë fundjavës së 27 dhe 28 qershorit, ndërsa finalja është caktuar më 1 gusht.

Sport

29/05/2020 12:16

Njoftimi për rifillimin e Premierligës më 17 qershor i dha dhënë impuls futbollit anglez, me federatën që ka qenë në gjendje të vendos edhe për datat e kupës.

Katër ndeshjet çerekfinale mes Leicester dhe Chelsea, Newcastle – Man City, Sheffield Utd – Arsenal dhe Norwich – Man Utd, do të luhet në fundjavën e 27 dhe 28 qershorit, shkruan lajmi.net.

Ditët e sakta dhe ora e fillimit të ndeshjes ende nuk është konfirmuar, por të gjitha ndeshjet do të luhen pas dyerve të mbyllura.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen gjatë fundjavës së 11 dhe 12 korrikut, ndërsa finalja më 1 gusht./Lajmi.net/