Konferenca ndërqeveritare BE-Serbi, sukses i madh
Jose Manuel Barroso e ka vlerësuar si sukses të madh konferencën ndërqeveritare, BE-Serbi. Ai i ka vlerësuar pozitivisht përpjekjet e Serbisë për rregullimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Lajme
Fillimi i bisedimeve në mes të Bashkimit Europian dhe Serbisë, paraqesin një kapitull të ri dhe sukses të madh.
Kështu ka vlerësuar sot Kryetari i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, në ditën kur po mbahet konferenca e parë ndërqeveritare BE-Serbi.
Më tutje në deklaratën e tij, Barroso ka përshëndetur Serbinë për përpjekjet në reforma dhe përparim, i cili është arritur gjatë viteve të fundit.
Para fillimit të konferencës ndërqeveritare në Bruksel, Barroso është takuar me kryeministrin e Serbisë, Ivica Dacic.
Barroso, gjithashtu ka vlerësuar pozitivisht përpjekjet e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, gjatë muajve të fundit para dhe pas marrëveshjes së 19 prillit.