Konferenca e donatorëve ofron 10 miliardë dollarë për Sirinë

Kryeministri David Cameron njoftoi sot se vendet dhe organizatat e mbledhura në Londër për Konferencën e Donatorëve për çështjen e Sirisë janë angazhuar të ofrojnë më shumë se 10 miliardë dollarë deri në vitin 2020, në formë ndihme për kombin sirian.

Bota

04/02/2016 19:44

“Konferenca sot mblodhi shumën më të lartë të ofruar brenda një dite punimesh në përgjigje të krizës humanitare”, deklaroi Cameron gjatë një konference për shtyp.

“Kjo vlerë e mbledhur sot nuk është zgjidhja e krizës. Ne kemi dëshirë të shohim një proces të trazicionit politik”, u shpreh kreu i ekzekutivit britanik.

“Por me angazhimet e arritura ditën e sotme, shtoi ai, mesazhi ynë drejtuar popullit sirian dhe rajonit është mëse i qartë. Jemi me ju duke dhënë kontributin tonë për aq sa do të jetë e nevojshme.