Koncert në pritje të Kombëtares

Festa për triumfin historik të Kombëtares së Shqipërisë, do të vazhdojë edhe sot.

Sport

12/10/2015 08:32

Digitalb, do të organizojë një koncert nga ora 14:00 në sheshin ‘Nënë Tereza’, në Tiranë.

Aty do të performojnë shumë këngëtarë të njohur dhe do të priten lojtarët e Kombëtares, transmeton TCH.

Digitalb ka ftuar të gjithë tifozët që të mos mungojnë në këtë festë.