Komunitetet pakicë nuk dorëzohen për ulëset e rezervuara
Në mbledhjen e parë për këtë vit, Këshilli Konsultativ për Komunitete i dha përkrahje kërkesës së deputetëve të komuniteteve jo shumicë për vazhdimin e vendeve të rezervuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lajme
Këshilli Konsultativ Për Komunitete mbajti sot mbledhjen e parë të rregullt për këtë vit.
Në mbledhje, Kryesuesi i Këshillit dhe kryesuesit e grupeve punuese të Këshillit raportuan para anëtarëve për aktivitete e tyre të zhvilluara ndërmjet dy mbledhjeve të Këshillit.
Këshilli miratoi rekomandimin për çështjen e kthimit vullnetar, i cili do t’i dërgohet ministrive përkatëse.
Po në mbledhjen e sotme, Këshilli miratoi rekomandimin me të cilin kërkohet përdorimi i gjuhëve zyrtare në nivel komunal, në pajtim me ligjin për gjuhët.
Gjithashtu në mbledhjen e sotme Këshilli i dha përkrahje kërkesës së deputetëve të komuniteteve jo shumicë për vazhdimin e vendeve të rezervuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën e Zyrës së Presidentes së Kosovës.