Komunat ku pati më së shumti të vaksinuar deri më tani

Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit që nga shfaqja e rasteve të para të të infektuarve me COVID-19, Kosova vazhdon të jetë përballë një situate mjaftë të rëndë sa i përket përballjes me këtë virus.

Lajme

21/04/2021 16:18

Por ka pak javë që në Kosovë ka filluar edhe vaksinimi me 24 mijë dozat e para të vaksinave që erdhën nga lloji i vaksinës ‘AstraZeneca’.

Por deri më tani janë 20 mijë persona të vaksinuar në të gjithë vendin, që nga data 8 prill kur edhe filloi procesi i vaksinimit.

“Siç po e shihni edhe sot kemi vazhduar me vaksinimin e personave në moshën mbi 75 të shoqëruar me sëmundje kronike, ku deri në këto qaste në total janë vaksinuar mbi 2930 persona, prej tyre të sëmurë kronik kemi pasur mbi 1311, ndërsa profesionistë shëndetësorë 191, të moshuar , por jo të shoqëruar me sëmundje kronike kemi 1261 dhe dializa 54. Jemi tek shifra 20 mijë persona të vaksinuar në nivel vendi”, tha Niman Bardhi, menaxher i Qendrës së vaksinimit në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë.

Por tashmë janë bërë publike edhe shifrat e të vaksinuarve në kuadër të komunave, ku numri më i madh i të vaksinuarve padyshim se është në Prishtinë.

4 mijë e 302 persona janë vaksinuar në kryeqytet, 1 mijë e 582 qytetarë të tjerë janë vaksinuar në kuadër të komunës së Gjakovës.

1 mijë e 397 persona u vaksinuar në kuadër të komunës së Ferizajt, transmeton lajmi.net.

Kësisoj në këto komuna pati numër më të madh të të vaksinuarve, duke vazhduar me numër më të vogël në komunat e tjera siç janë Gjilani, Lipjani e komuna të tjera me radhë./Lajmi.net/