Komuna ‘uzurpon’ karriget VIP – Rahoveci gati për Final 8 të Kupës së Kosovës

KB Rahoveci po bëhet gati edhe për një tjetër organizim fantastik në kuadër të Final 8 të Kupës së Kosovës.

Sport

11/02/2020 11:35

Ajo që bie në sy është interesimi i jashtëzakonshëm për ta parë këtë garë – ku do të luajnë tetë skuadra.

Por një tjetër fakt interesant është që në sallën ‘Mizahir Isma’ vërehen karriget e shumta në parket, të cilat po quhen ‘VIP’, shkruan lajmi.net.

Pothuajse gjysma e tyre janë të rezervuara për zyrtarët komunalë, e që nuk dihet numri saktë aktualisht.

Kjo po kritikohet nga shumica e qytetarëve të Rahovecit nëpër rrjetet sociale, të cilët janë të interesuar për të shijuar spektaklin që nis nga sot deri më 15 shkurt.

Gjithashtu do të garohet edhe për Kupën në Ligën e Parë, si dhe në konkurrencën e femrave, ku tashmë dihet finalja Mabetex Prishtina – Bashkimi.

Ndeshjet pritet të jenë shumë interesante dhe dramatike.

Kjo është hera e dytë radhazi që “Final 8” i Kupës mbahet në Rahovec.

Skuadrat kanë premtuar se do të japin maksimumin, duke i kushtuar rëndësi të madhe trofeut.

E martë, 11 shkurt

14:00 Vëllaznimi – Istogu (Kupa e Ligës së Parë)

16:30 Grupi D Peja – Ponte Prizreni

19:00 Grupi A Rahoveci – Trepça

E mërkurë, 12 shkurt

14:00 AS Prishtina – Drita (Kupa e Ligës së Parë)

16:30 Grupi B Bashkimi – Feronikeli

19:00 Grupi C Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli

E enjte, 13 shkurt

14:00 Finalja e Ligës së Parë

16:30 Gjysmëfinalja e Parë

19:00 Gjysmëfinalja e Dytë

E shtunë, 15 shkurt

17:30 Finalja e Femrave

20:30 Finalja e Kupës së Kosovës. /Lajmi.net/