Komuna Prishtinës dhe UP-ja nënshkruajnë marrëveshje për ofrimin e shërbimeve në fushën e arsimit

Besianë Musmurati, drejtorësh e arsimit në Prishtinë, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, ku Departamenti i Psikologjisë dhe Instituti i Psikologjisë do të ofrojnë shërbime të ndryshme në fushën e arsimit në shkollat e Prishtinës. Këtë e ka bërë të ditur Musmurati përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar se nuk mund të…

Lajme

23/09/2022 18:50

Besianë Musmurati, drejtorësh e arsimit në Prishtinë, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, ku Departamenti i Psikologjisë dhe Instituti i Psikologjisë do të ofrojnë shërbime të ndryshme në fushën e arsimit në shkollat e Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur Musmurati përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar se nuk mund të paramendohen politika të mirëfillta për siguri në shkolla pa bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, shkruan lajmi.net.

“SHKOLLA MIQËSORE DHE TË SIGURTA. Nuk mund të paramendojmë politika të mirëfillta për siguri në shkolla pa bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës. Nga sot, pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit, Departamenti i Psikologjisë dhe Instituti i Psikologjisë do të ofrojnë shërbime të ndryshme në fushën e arsimit në shkollat e Prishtinës”, ka thënë Musmurati.

“Diskutime me energji pozitive dhe rekomandime me vlerë për bashkëpunimin që na pret me Prof. Asoc. Dr. Dashamir Bërxulli, Dekan i Fakultetit Filozofik, Prof. Asoc. Dr. Kaltrina Kelmendi, Shefe e Departamentit të Psikologjisë dhe Prof. Dr. Aliriza Arënliu, Drejtor i Institutit të Psikologjisë. Shkollat e Prishtinës do të jenë më miqësore e më të sigurta”, ka përfunduar Musmurati. /Lajmi.net/