Komuna porosit 10 pemë urbane për 40 mijë euro, ajo aktuale gati është tharë

Komuna e Prishtinës po synon të pastrojë ajrinë në disa zona të qendrës në mënyrë natyralë nëpërmjet myshqeve dhe luleve.

Lajme

25/05/2019 15:34

“Furnizimi me produkte kundër ndotjes se ambientit TE PEMA”, quhet tenderi i realizuar nëpërmjet marrëveshjes se negociuar në mes Komunës së Prishtinës dhe kompanisë “Team8 ” SH.P.K e cila udhëhiqet nga disa të rinj.

Vlera e përgjithshme e kontratës për nëntë pemë të modelit ‘TE PEMA’ dhe një model tjetër ‘TE PEMA’ TXL është 39.896,00 euro. Një do të kushtojë 3.989 euro, shkruan lajmi.net.

Projekti ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Projekti i ashtuquajtur ‘TE PEMA’ përmban disa bimë, dhe ka ulëse anash që mund të shfrytëzohen për rreth 8 persona.

Megjithëkëtë, një sosh është vendosur viteve të kaluar në qendër të Prishtinës nga kompania e cila janë blerë këto produkte. Por, ajo nuk është mirëmbajtur si duhet dhe aktualisht është në një gjendje të keqe, pasi shumë bimë në të janë tharë./Lajmi.net/