Komuna, nga shtatori me ‘kunxha’ druri

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se është falënderuar nga një qytetar me aftësi të kufizuara për lirimin e trotuareve nga makinat dhe mjetet tjera. 

Lajme

18/08/2014 18:45

Kreu i Prishtinës në profilin e tij në Facebook shkruan se trotuaret nuk janë për makina, teksa ka përmendur se nga shtatori do të bëhet kombinimi i barrierave dhe drunjve, duke shtuar gjelbërimin në qytet.

Lexoni më poshtë shkrimin e plotë të Ahmetit:

“Sot, një person me aftësi të kufizuar më falënderoi për lirimin e trotuareve.

Në qoftë se në njërën anë e kemi të drejtën e qytetarëve me lëviz, dhe atë me lëviz sigurt dhe në anën tjetër të drejtat e makinave, mendoj se është e qartë peshorja.

Estetika do të përmirësohet si dhe parkingu do të rregullohet përmes kërkesës (pagesës dhe kohës se kufizuar të parkimit) por trotuaret nuk janë për makina.

Prej shtatorit në disa trotuare do të bëhet kombinimi i barierrave dhe drunjve duke shtuar gjelbërimin. Vetëm sivjet së paku 400 drunj të mbjellur gjithandej”.