Komuna më veriore e Kosovës paralajmëron bojkot të zgjedhjeve

Komuna e Leposaviqit do t’i bojkotojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, që mbahen më 8 qershor. Këtë vendim e kanë marrë drejtuesit e kësaj komune, duke u arsyetuar se nuk ka kushte për organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre.

Lajme

03/06/2014 22:15

Sipas asaj që transmeton gazeta Blic e Beogradit, nuk do t’iu lejohet as partive politike dhe as kandidatëve që të bëjnë fushatë në tërë territorin e komunës së Leposaviqit.

Gjatë ditës, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se do t’i fillojë bisedimet me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës rreth pjesëmarrjes së tyre në zgjedhjet e 8 qershorit.

Sipas kryeministrit serb, vendimet e Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës nuk jan; racionale.

“Sido që te jetë, nuk do t’ua lëmë përfaqësuesve të komunave me shumicë serbe që të vendosin vet për këtë pa marrëveshje me Beogradin”, ka deklaruar ai.

Institucionet e Kosovës kanë vendosur simbolet e Kosovës në fletëvotime, ndërsa serbët thonë se ka ndryshuar edhe përbërja e vendvotimeve në pjesën jugore dhe se është rritur  numri i votave që duhet të marrin pakicat, në mënyrë që të marrin më shumë se 10 vendet e garantuara.