Komuna e Prizrenit ndërmerr masa kundër shitjes së pijeve energjike dhe alkoolike për të miturit

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se inspektorët gjatë muajit maj kanë ndërmarrë veprime drejt parandalimit të shitjes së pijeve energjike dhe alkoolike për personat nën moshën 18 vjeç. Sipas njoftimit nga komuna, janë vendosur shenja paralajmëruese për të siguruar zbatimin e kësaj mase. “Gjatë këtij muaji, Drejtoria e Inspektorateve ka realizuar aksion për t’i mbrojtur…

Lajme

22/05/2025 11:35

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se inspektorët gjatë muajit maj kanë ndërmarrë veprime drejt parandalimit të shitjes së pijeve energjike dhe alkoolike për personat nën moshën 18 vjeç.

Sipas njoftimit nga komuna, janë vendosur shenja paralajmëruese për të siguruar zbatimin e kësaj mase.

“Gjatë këtij muaji, Drejtoria e Inspektorateve ka realizuar aksion për t’i mbrojtur të rinjtë, duke ndaluar shitjen e pijeve energjike dhe alkoolike për personat nën moshën 18 vjeç. Inspektorët kanë kontrolluar tregun dhe kanë vendosur shenja paralajmëruese në lokale dhe dyqane për ta siguruar zbatimin e kësaj mase”, thuhet në njoftim.

Teksa nga kjo komunë thanë se qëllimi i kësaj mase është ruajtja e shëndetit të të rinjve dhe ndërgjegjësimi për rreziqet e konsumit të këtyre produkteve në moshë të re. /Lajmi.net/