Komuna e Prishtinës nuk arrin t’i pastrojë trotuaret nga bora (Foto)

Pavarësisht apelit të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për lirimin e trotuareve nga veturat, rrugët e këmbësorëve nuk janë pastruar nga bora

Lajme

06/01/2017 10:27

Komuna nuk ka arritur t’i pastrojë nga bora trotuaret kryesore, e lëre më dytësor, edhe pse kompanitë janë të kontraktuara për këto punë.

Fotografitë tregojnë gjendjen jo të mirë të trotuareve nëpër kryeqytet.

Komuna e Prishtinës po arrin me vështirësi pastrimin e rrugëve nëpër Prishtinë.

Kujtojmë në kohën e Isa Mustafës Vetëvendosje pati bërë një performanc para Pallatit të Rinisë me ski  duke e kritikuar komunën për mos largimin e borës./Lajmi.net/

15934677_158843097934193_2146996198_n 15935686_158842977934205_279135142_n