Komuna e Prishtinës blen kompjuterë në vlerë prej 21 mijë e 600 euro (Dokument)

Komuna më e madhe në Kosovë, Prishtina, ka vendosur që kompjuterët e kohës së Isa Mustafës t’i qes jashtë përdorimit duke i zëvendësuar ata me të ri.

Lajme

15/09/2015 16:17

Komuna që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes, ka vendosur që stafin e tij t’i pajis me kompjuter të ri ku për një tender kanë aplikuar 9 kompani, raporton Indeksonline.

Në një tender publik është shpallur fituese kompania PBC ku ka ofruar shumën 21 mijë e 600 euro kundrejt një kompanie tjetër që ka ofruar çmimin më të lart 25 mijë e 452 euro.

Titulli i kontratës ka qenë ‘Furnizim me Kompjuter për nevojat e Komunës’, ku vlera e kontratës është publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Regullativ të Prokurimit Publik, ku është sqaruar edhe specifikat e tenderit.

Data e dhënies së kontratës ka qenë 2 shtatori ndërsa të këtij viti, ndërsa nënshkrimi është parapa dje (14 nëntor), në mes Komunës së Prishtinës dhe kompanisë fituese PBC. /Indeksonline/

Kliko ne foto per ta pare dokumentin e plote
Kliko ne foto per ta pare dokumentin e plote