Komuna e Podujevës e di se shkel ligjin, por vendos të vrasë qentë endacak
Komuna e Podujevës ka marr vendim që të vrasë qentë endacak. Ata janë të vetëdijshëm se me këtë bëjnë shkelje ligjore, por nuk u ka ngelur rrugë tjetër.
Lajme
Zyrtarët e kësaj Komune për Klan Kosova kanë thënë se janë në dijeni se kjo metodë është e kundërligjshme, por, thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër.
Sipas tyre, secila formë tjetër kërkon shumë kohë.
Ata thonë se eliminimi i tyre do të bëhet vetëm kur të jetë e domosdoshme, në rastet kur qentë rrezikojnë jetën e qytetarëve e veçmas të fëmijëve.
Ndërsa Shoqata e Gjuetarëve thotë se këtë marrëveshje e arritën për të zvogëluar rrezikun që u kanoset fëmijëve.
Aksioni për vrasjen e tyre do të filloj javën që vjen, do bëhet vetëm në orët e vona. Komunës do ti kushtoj nga 17 euro për një qenë të vrarë, përfshirë këtu, vrasja, bartja dhe varrosja e tyre.